Stano: Kosova t’i evitojë veprimet e njëanshme

Zëdhënësi i Bashkimit  Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të evitojnë çdo veprim të njëanshëm dhe hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që mund të kontribuojnë në rritje të tensioneve edhe më tepër. “Ne kemi një situatë që edhe ashtu është tashmë shumë e paqëndrueshme… e ky […] The post Stano: Kosova t’i evitojë veprimet e njëanshme appeared first on Albinfo.

Stano: Kosova t’i evitojë veprimet e njëanshme

Zëdhënësi i Bashkimit  Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të evitojnë çdo veprim të njëanshëm dhe hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që mund të kontribuojnë në rritje të tensioneve edhe më tepër.

“Ne kemi një situatë që edhe ashtu është tashmë shumë e paqëndrueshme… e ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës – të evitojnë çdo veprim e hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që kontribuojnë në rritje të tensioneve dhe përshkallëzimin edhe më tepër të tensioneve. Kështu që po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po u dërgojmë mesazhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje të zgjidhim më në fund këto çështje, t’i zgjidhim aty ku i takon – në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.

 

The post Stano: Kosova t’i evitojë veprimet e njëanshme appeared first on Albinfo.