Stano: Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë po i kërkojnë Kosovës të mos bëjë hapa të pakoordinuar

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak, siç tha dje zëdhënësi i BE-së Peter Stano, Qeveria e Kosovës nuk po tregon gatishmëri për koordinim në veprimet e saj në veri të vendit. Sipas Stanos nuk është vetëm BE-ja që po i kërkon Kosovës të mos angazhohet në veprime të pakoordinuar, […]

Stano: Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë po i kërkojnë Kosovës të mos bëjë hapa të pakoordinuar
stano:-nuk-eshte-vetem-be-ja,-te-gjithe-partneret-nderkombetare-po-i-kerkojne-kosoves-te-mos-beje-hapa-te-pakoordinuar

stano:-nuk-eshte-vetem-be-ja,-te-gjithe-partneret-nderkombetare-po-i-kerkojne-kosoves-te-mos-beje-hapa-te-pakoordinuar

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak, siç tha dje zëdhënësi i BE-së Peter Stano, Qeveria e Kosovës nuk po tregon gatishmëri për koordinim në veprimet e saj në veri të vendit.

Sipas Stanos nuk është vetëm BE-ja që po i kërkon Kosovës të mos angazhohet në veprime të pakoordinuar, por të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

”Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos angazhohet në këtë varg hapash kundërprokuktiv, negativ dhe të njëanshëm e të pakoordinuar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do të konsiderojmë të marrim nëse situata nuk ndryshon”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku e ka bërë të qartë qëndrimin sa i përket mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në Kosovë nga autoritetet, por edhe synimit të Qeverisë së Kosovës që të hapë për trafikun urën mbi lumin Ibër.

Ai tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veri, janë ende në fuqi.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, tha Stano.

Për këtë deklaratë të Stanos reagoi dje Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryezi tha se masat kanë qenë të padrejta dhe se ato nuk janë zgjidhje.

“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë”, deklaroi Kryeziu për Televizionin Publik.

Ai tutje kritikoi BE-në se nuk ka ndërmarrë asgjë ndaj Serbisë pas sulmit në Banjskë ku dhe u vra polici i Kosovës.

“Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Milan Radoiçiq e strehon dhe financon?”, shtoi Kryeziu.