Sulm me armë në një spital në Turqi, raportohet për të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll, Turqi, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr përpara urgjencës së Spitalit Shtetëror Bahçelievler. Si pasojë e të shtënave, 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre mes tyre  roja dhe 2 të afërm të pacientëve. Sipas informacioneve, të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Një [...]Read More...

Sulm me armë në një spital në Turqi, raportohet për të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll, Turqi, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr përpara urgjencës së Spitalit Shtetëror Bahçelievler. Si pasojë e të shtënave, 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre mes tyre  roja dhe 2 të afërm të pacientëve.

Sipas informacioneve, të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një numër i madh ekipeve të policisë kundër trazirave janë dërguar në vendngjarje si masë paraprake. Ndërkohë kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Sipas policisë, autorët kanë hapur zjarr nga një makinë dhe janë larguar me shpejtësi, duke braktisur makinën në një tjetër vend.

/abcnews.al