Sulm raketor në bazën ajrore në Irak

Dy raketa Katyusha u shkrepën të hënën në bazën ajrore Ain al-Assad në Irak, ku qëndrojnë trupat amerikane dhe ato tjera ndërkombëtare. Mbetet e paqartë nëse nga ky sulm ka të lënduar apo dëme materiale brenda kësaj baze ushtarake. Një burim brenda këtij kampi, bëri të ditur se raketat kanë rënë brenda bazës ku janë [...]Read More...

Sulm raketor në bazën ajrore në Irak

Dy raketa Katyusha u shkrepën të hënën në bazën ajrore Ain al-Assad në Irak, ku qëndrojnë trupat amerikane dhe ato tjera ndërkombëtare.

Mbetet e paqartë nëse nga ky sulm ka të lënduar apo dëme materiale brenda kësaj baze ushtarake.

Një burim brenda këtij kampi, bëri të ditur se raketat kanë rënë brenda bazës ku janë të stacionuara trupat amerikane.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa në këtë bazë në pjesën perëndimore të Irakut.

Në anën tjetër, nuk është hera e parë që bazat ushtarake brenda të cilave gjendeshin trupat amerikane, që ishin cak i sulmeve me raketa.