Sulm rus në Kiev, Zelensky: U përdor një raketë e Koresë së Veriut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me sulmin në Kiev nga forcat ruse, mbrëmjen e së shtunës. Zelensky u shpreh se sipas informacioneve paraprake, Rusia përdori për sulm një raketë të Koresë së Veriut, shkruan Sky News. “Ekspertët piroteknikë janë ende duke punuar për të përcaktuar të dhënat e sakta në lidhje [...]Read More...

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U përdor një raketë e Koresë së Veriut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me sulmin në Kiev nga forcat ruse, mbrëmjen e së shtunës.

Zelensky u shpreh se sipas informacioneve paraprake, Rusia përdori për sulm një raketë të Koresë së Veriut, shkruan Sky News.

“Ekspertët piroteknikë janë ende duke punuar për të përcaktuar të dhënat e sakta në lidhje me këtë raketë”, tha ai në X.

Presidenti deklaroi se Rusia ka lëshuar më shumë se 30 raketa dhe 800 bomba ajrore në Ukrainë gjatë javës së fundit.

“Ukrainasit janë thellësisht mirënjohës për të gjithë partnerët tanë që na ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë”, theksoi Zelensky./abcnews.al