Sulmi ajror në Bejrut, IDF: Bashkë me Ibrahim Aqil, u vranë dhe disa komandantë të tjerë

Rreth 10 komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Ibrahim Aqil, udhëheqës i njësisë së forcave speciale të lëvizjes Radwan, në sulmin ajror izraelit në Bejrut të premten. “Ky eliminim synon të mbrojë qytetarët e Izraelit,” tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagarinë një deklaratë për shtyp, duke shtuar se Izraeli nuk po [...]Read More...

Sulmi ajror në Bejrut, IDF: Bashkë me Ibrahim Aqil, u vranë dhe disa komandantë të tjerë

Rreth 10 komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Ibrahim Aqil, udhëheqës i njësisë së forcave speciale të lëvizjes Radwan, në sulmin ajror izraelit në Bejrut të premten.

“Ky eliminim synon të mbrojë qytetarët e Izraelit,” tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagarinë një deklaratë për shtyp, duke shtuar se Izraeli nuk po kërkon përshkallëzim rajonal.

Hagari tha se individët e shënjestruar në sulmin izraelit ishin “komandantët që hartuan dhe udhëhoqën planin e grupit terrorist Hezbollah, që do të zbatohej në ditën e dhënies së urdhrit, për të sulmuar në territorin verior të Shtetit të Izraelit.”

Zëdhënësi i IDF-së pohoi se si pjesë e këtij pushtimi, Hezbollahu “kishte synim të bastiste territorin izraelit, të pushtonte komunitetet e Galilesë dhe të vriste e rrëmbente qytetarë izraelitë – ngjashëm me atë që bëri Hamasi më 7 tetor”./abcnews.al