Sulmi në bazën ajrore në Irak, pesë ushtarë amerikanë të plagosur

Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak të hënën, i thanë zyrtarët amerikanë agjencisë Reuters, në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve për një valë të re sulmesh të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, pas vrasjes [...]Read More...

Sulmi në bazën ajrore në Irak, pesë ushtarë amerikanë të plagosur

Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak të hënën, i thanë zyrtarët amerikanë agjencisë Reuters, në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve për një valë të re sulmesh të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, pas vrasjes javën e kaluar të anëtarëve të lartë të grupeve militante të Hamasit dhe Hezbollahut.

Dy raketa Katjusha goditën bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, thanë dy burime irakiane të sigurisë. Një burim i sigurisë irakiane tha se raketat ranë brenda bazës. Nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte i lidhur me kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë mbi vrasjet.