Home / Tag Archives: agjencia

Tag Archives: agjencia

Rrezik në Brezovicë, Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit jep këtë lajm

Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit, ka dhënë një lajm për qytetarët. Brezovica do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe gjatë vikendit, kjo pasi që Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit ka bërë të ditur se janë edhe dy orteqe me rrezikshmëri të mesme të cilat do të largohen nga FSK’ja gjatë këtyre dy ditëve, transmeton Gazeta Express Këtë e ka bërë të ditur, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, përmes Facebook’ut, duke shkruar se janë takuar me pjesëtarë të KFOR’it dhe FSK’së dhe pas punës e analizimit të situatës kanë ardhur në përfundim se nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin rrezik ndërkaq dy të tjera do të largohen brenda dy ditëve. “Nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin me rrezik për askënd kurse dy janë me rrezikshmëri të mesme dhe i lihet FSK që gjatë ditës se nesërme e shtunë të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e tyre”, ka shkruar Morina. Qendra e Brezovicës do të vazhdojë të qëndrojë e..

Read More »

Si u mashtruan dhjetëra pasagjerë nga agjencia fantome

600 euro kishte paguar për dy bileta një familje shqiptare në Gjermani, për të ardhur në Kosovë gjatë pushimeve. Por, kur ata shkuan në aeroport e kuptuan se biletat ishin false dhe nuk u lejuan të fluturonin. Thonë se u mashtruan nga një agjenci e quajtur “Kosova Reiseburo”, për të cilën e kuptuan se ishte agjenci fantome, raporton KTV. Me të njëjtën agjenci, sipas kësaj familjeje nuk kishin mundur të udhëtonin edhe mbi 60 pasagjerë të tjerë, të cilët edhe pse kishin kryer pagesat nuk kishin vende të rezervuara në aeroplan. Familja Pajaziti nga Shala e Lipjanit, e cila jeton në Shtutgart të Gjermanisë, u mashtrua nga një agjenci e rrejshme udhëtimesh nga Prishtina. Muaj më parë, atyre përmes viberit në vazhdimësi u kishin shkuar oferta të biletave për të udhëtuar drejt Kosovës. Kur vendosën që pushimin ta bëjnë në vendlindje, ata kontaktuan me agjencinë në fjalë, e quajtur “Kosova Reiseburo”, ku edhe i rezervuan dy bileta. Atyre iu kërkua që fillimisht të kryhej pagesa prej 600 e..

Read More »