Home / Tag Archives: shkojne

Tag Archives: shkojne

Ku shkojnë paratë që vijnë nga diaspora?

Burim i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe dërgesat e emigrantëve. Në vit, vlera e parave të dërguara nga diaspora sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës arrin shumën e rreth 600 milionë euro. Këto mjete vazhdojnë të shfrytëzohen kryesisht për konsum familjar. Mërgimtarët të cilët pushimet i kalojnë në Kosovë, thonë se shpenzojnë vlera të konsiderueshme të mjeteve materiale kur janë në Kosovë, por ata thonë, se gjatë tërë vitit dërgojnë para te familjarët e tyre. Merita Berisha jeton dhe punon në Gjermani. Ajo thotë se pushimet i kalon çdo herë në Kosovë te familja e saj, për të cilët, siç thotë ajo, dërgon çdo muaj para. “Ne si familje çdo herë kemi dërguar para në Kosovë, përafërsisht në muaj i dërgojmë nga 300 euro. Ato para ata (familja) i shpenzojnë për ushqim, veshmbathje, thjesht gjëra bazike. Tani që jam këtu në Kosovë unë i shpenzoj deri në 3 mijë euro për dy apo tre javë sa do të qëndrojë këtu”, thotë ajo. Isme..

Read More »

Learta së bashku me vjehrrën shkojnë në dasmë, vëmendje merr veshja e tyre

Duket se sezoni i dasmave ka filluar, periudhë kjo shumë e dashur nga të gjithë, e sidomos nga bashkëadhëtarët, shkruan ORAinf. Këngëtarët e shumtë tashmë veç kanë filluar të ftohen nëpër ahengje të ndryshme. E njëra nga artistet më të kërkuara është, Shyrehte Behluli. Së fundmi ajo është ftuar në një dasmë më familjen e saj, por jo për të kënduar. Ajo së bashku me rejën e saj të veshura me fustane solemne, kanë shkëlqyer duke e zbukuruar edhe më shumë dasmën ku kanë qenë të pranishme dasmore./ORAinfo/

Read More »

Dafina dhe Lumi B nuk shkojnë në “Sunny Hill”, kur e kuptuan se nuk paguhen

Tash e një kohë Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se do të këndojë në festivalin “Sunny Hill” por një gjë e tillë nuk po ndodh. Ajo ka anuluar pjesëmarrjen e saj në këtë event duke vendosur te këndoje në një koncert ku paguhet, pasi pjesëmarrja në festival nuk paguhej, shkruan lajmi.net. Edhe pse ajo thotë se e ka shoqe Dua Lipën, në momentin e fundit vendosi të mos e përkrahë në festivalin e organizuar nga ajo dhe babai i saj Dukagjin Lipa. Përveç Dafinës sot kanë anuluar performancat edhe Lumi B (për koncert) dhe Kidda (për xhirime te klipit). Festivali sonte po vazhdon me artistet tjerë të konfirmuar.

Read More »

Leartës i shkojnë prinderit mysafir, befasojnë me veshjen e tyre

Learta Jakupi është reja e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behlulit. Ajo u bë e njohur për shkak të vjehrrës së saj, dhe tani ka një mori ndjekësish në instagram, shkruan ORAinfo. Madje tashmë ka hapur edhe biznesin e saj më të ri të cilin e promovon vazhdimisht. Learta është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet. Ajo sot është befasuar nga prindërit e saj, të cilët e kanë vizituar në lokalin e saj. Ajo e ka publikuar momentin, ku e gjithë vëmendja shkon tek veshja e prindërve të saj dhe Leartës. /ORAinfo/

Read More »

Deputetët shkojnë në pushim veror, Kuvendi s’ka kuorum për votimin e rezolutës për dialogun

Kuvendi i Kosovës, në mungesë kuorumi, nuk ka votuar rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, të propozuar nga Grupi Parlamentar i PSD-së. Pas një diskutimi të ashpër, i cili ka vazhduar për dy ditë në Kuvendin e Kosovës, në fund nuk ka pasur kuorum për ta votuar rezolutën, e cila mes tjerash kërkon që përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit të dialogut i takon Kuvendit të Republikës. Pavarësisht kësaj, deputetët shkojnë në pushime verore. Visar Ymeri, propozues i diskutimit për dialogun Kosovë-Serbi, iu bëri ftesë grupeve parlamentare që ta plotësojnë rezolutën para se të votohet në Kuvend. “Unë jam i gatshëm të takohem me grupet parlamentare që ta diskutojmë dhe ta plotësojmë rezolutën para se ajo të hidhet në votim”, tha Ymeri. Kryesuesi i kësaj seance, Xhavit Haliti, e mbylli seancën duke paralajmëruar se po mbyllet edhe sesioni pranveror i punës së Kuvendit. Rezoluta mund të votohet në shtator, ndërkohë që bisedimet janë paralajmëruar të vazhdojnë edhe gjatë verës. Rezoluta për..

Read More »

Në shkolla shqiptare bëhen mjekë, shkojnë të punojnë në Gjermani

Pak kohë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë deklaroi se janë 25 000 vende të lira pune në Republikën e Gjermanisë për infermierë. Ai specifikoi vende si Shqipëria dhe Kosova për nivelin e lartë arsimor që kanë infermierët tanë dhe për motivimin po ashtu të lartë që ata kanë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Gjermani. Prej tre vitesh në Shqipëri kryen aktivitet akademia Dekra. Drejtoresha e akademisë, Jonida Gjuzi Bushi shprehet: “Çdo infermier që dëshiron që të punësohet në Gjermani duhet të ketë një certifikatë të nivelit B2, duhet të bëjë provimin e licencës që zhvillohet në Gjermani dhe më pas punëdhënësit vijnë tek ne për të përzgjedhur infermierët që duan”. Dekra ka kontrata me punëdhënës në Gjermani. Akademia e ka nisur aktivitetin në vitin 2015 dhe së fundmi ofron kurse edhe për inxhinierë IT. Kjo akademi ka filiale në 10 qytete të Shqipërisë. Raldo dhe Arsina janë të fejuar, të dy infermierë të diplomuar. “Një spital nuk më ka pranuar për mungesë eksperience. Jam ..

Read More »

Të veshura me shumë elegancë, Learta së bashku me vjehrrën shkojnë në dasmë

Duket se sezoni i dasmave ka filluar, periudhë kjo shumë e dashur nga të gjithë, e sidomos nga bashkëadhëtarët, shkruan ORAinfo. Këngëtarët e shumtë tashmë veç kanë filluar të ftohen nëpër ahengje të ndryshme. E njëra nga artistet më të kërkuara është, Shyrehte Behluli. Së fundmi ajo është ftuar në një dasmë më familjen e saj, por jo për të kënduar. Ajo së bashku me rejën e saj të veshura me fustane solemne, kanë shkëlqyer duke e zbukuruar edhe më shumë dasmën ku kanë qenë të pranishme dasmore./ORAinfo/

Read More »

E papritur, ja kujt ia le Nora Reneen kur ajo dhe Roberti shkojnë në koncerte

Nora Istrefi e Robert Berisha janë të dy shumë të angazhuar me muzikë. E shumicës së fansave u intereson se kush kujdeset për vajzën e tyre pasiqë ka herë që të dy prindërve nuk u bie ta kalojnë kohën në shtëpi, shkruan lajmi.net Për këtë dhe shumë detaje të tjera ajo ka zbuluar në emisionin ‘Mirage’ ku ka folur edhe për Era Istrefin dhe pjesëmarrjen e saj në natën finale të Kampionatit Botëror. Të gjitha përgjigjet i gjeni në videon në vazhdim.

Read More »