TASS: Stërvitjet ushtarake të NATO-s me Japoninë do të përshkallëzojnë tensionet me Rusinë

Çdo zgjerim i stërvitjeve ushtarake midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Japonisë vetëm do të përshkallëzonte tensionet, tha të hënën zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Kryeministri japonez Fumio Kishida ka deklaruar në fillim të këtij muaji se bashkëpunimi i thelluar ushtarak i Rusisë me Korenë e Veriut kishte [...]Read More...

TASS: Stërvitjet ushtarake të NATO-s me Japoninë do të përshkallëzojnë tensionet me Rusinë

Çdo zgjerim i stërvitjeve ushtarake midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Japonisë vetëm do të përshkallëzonte tensionet, tha të hënën zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka deklaruar në fillim të këtij muaji se bashkëpunimi i thelluar ushtarak i Rusisë me Korenë e Veriut kishte nënvizuar nevojën që Tokio të krijojë lidhje më të ngushta me NATO-n ndërsa kërcënimet e sigurisë rajonale po ndërthureshin gjithnjë e më shumë.

Vendet e Azise Lindore si Japonia dhe Koreja e Jugut kanë forcuar marrëdhëniet e yre diplomatike dhe politike me NATO-n, BE-në dhe SHBA-të.

/abcnews.al