Të premten, serbët bllokojnë pikat kufitare në Serbi dhe një në Mal të Zi

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikat kufitare me Serbinë dhe një me Malin e Zi nuk do të jenë të kalueshme të premten, kështu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i shfrytëzojnë ato. “Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit […] The post Të premten, serbët bllokojnë pikat kufitare në Serbi dhe një në Mal të Zi appeared first on Albinfo.

Të premten, serbët bllokojnë pikat kufitare në Serbi dhe një në Mal të Zi

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikat kufitare me Serbinë dhe një me Malin e Zi nuk do të jenë të kalueshme të premten, kështu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i shfrytëzojnë ato.

“Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë dhe në PKK Kullë (Mali i Zi), të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në Pikë Kalimet Kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe me PKK Kullë me Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

Thirrja vjen pas njoftimit të serbëve për bllokim të tire.

“Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës. Autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

The post Të premten, serbët bllokojnë pikat kufitare në Serbi dhe një në Mal të Zi appeared first on Albinfo.