Të shtënat afër konsullatës/ Ministrja gjermane: Mbrojtja e institucioneve izraelite është prioriteti më i lartë

GJERMANI– Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, thotë se mbrojtja e institucioneve izraelite është prioriteti më i lartë pas të shtënave në Mynih, pranë konsullatës izraelite dhe qendrës së dokumentacionit nazist. Ajo e përshkruan të shtënat si “një incident të rëndë”, ndërsa thotë se është në kontakt me shërbimet e vendit, por nuk donte të [...]Read More...

Të shtënat afër konsullatës/ Ministrja gjermane: Mbrojtja e institucioneve izraelite është prioriteti më i lartë

GJERMANI– Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, thotë se mbrojtja e institucioneve izraelite është prioriteti më i lartë pas të shtënave në Mynih, pranë konsullatës izraelite dhe qendrës së dokumentacionit nazist.

Ajo e përshkruan të shtënat si “një incident të rëndë”, ndërsa thotë se është në kontakt me shërbimet e vendit, por nuk donte të spekulonte mbi detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmon se të shtënat janë qëlluar pranë konsullatës së Izraelit në Mynih dhe thotë se personi i armatosur është neutralizuar nga forcat gjermane të sigurisë.

Asnjë diplomat apo staf izraelit nuk u lëndua. Ministria thotë se konsullata është e mbyllur sot për ceremoninë vjetore që përkujton 11 atletët izraelitë të vrarë nga terroristët palestinezë gjatë Lojërave Olimpike të Mynihut të vitit 1972./abcnews.al