Të shtënat me armë në Aktash, Policia: Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar

Pak më parë ka pasur të shtëna armësh në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë. Siç mësoi Sinjali, një punëtor i Extreme Pizza-s është sulmuar nga një person. Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se informatën e parë e […]

Të shtënat me armë në Aktash, Policia: Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar

Pak më parë ka pasur të shtëna armësh në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.

Siç mësoi Sinjali, një punëtor i Extreme Pizza-s është sulmuar nga një person.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se informatën e parë e kanë marë nga ora 14:30.

Pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Siç thotë Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar.

Sinjali siguroi pamje ekskluzive kur i dyshuari nxjerr armën dhe i shkon te vetura punëtorit të Extreme-it, i cili në ato momente del nga automjeti dhe përballet me të dyshuarin.

Siç shihet në pamje, i dyshuari e repeton armën dhe ia vendos në kokë punëtorit – situatë kjo që për pak të përfundonte tragjikisht.