Të shtënat me armë pranë vendit të Trump, Zelensky: Dhuna politike nuk ka vend në botë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi sot dhunën politike pas tentativës së dyshuar për vrasjen e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump. “Dhuna politike nuk ka vend askund në botë,” shkroi Zelensky në X. “Është mirë që i dyshuari për atentatin u kap shpejt,” shtoi ai, pa përmendur lidhjen e të dyshuarit me Ukrainën, [...]Read More...

Të shtënat me armë pranë vendit të Trump, Zelensky: Dhuna politike nuk ka vend në botë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi sot dhunën politike pas tentativës së dyshuar për vrasjen e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

“Dhuna politike nuk ka vend askund në botë,” shkroi Zelensky në X. “Është mirë që i dyshuari për atentatin u kap shpejt,” shtoi ai, pa përmendur lidhjen e të dyshuarit me Ukrainën, pasi ai person është identifikuar si një mbështetës i Kievit kundër Rusisë nga shumë media.

Një zyrtar i lartë ukrainas i tha AFP se i arrestuari Ryan Wesley Ruth nuk kishte lidhje me qeverinë ukrainase.

“Ai nuk ka shërbyer këtu (në ushtrinë ukrainase) dhe nuk ka lidhje me strukturat shtetërore, kjo është e sigurt ,” siguroi zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti./abcnews.al