Tensionet në Lindjen e Mesme: Intensifikohen luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut

Gjatë fundjavës, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet midis të dyja palëve dhe për të parandaluar një sulm të pritshëm të Hezbollahut dhe Iranit kundër Izraelit, janë intensifikuar luftimet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë intensifikuar gjatë fundjavës. Një sulm izraelit dje ishte një nga më të përgjakshmit për civilët që nga fillimi i luftimeve […] The post Tensionet në Lindjen e Mesme: Intensifikohen luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut appeared first on Albinfo.

Tensionet në Lindjen e Mesme: Intensifikohen luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut

Gjatë fundjavës, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet midis të dyja palëve dhe për të parandaluar një sulm të pritshëm të Hezbollahut dhe Iranit kundër Izraelit, janë intensifikuar luftimet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë intensifikuar gjatë fundjavës.

Një sulm izraelit dje ishte një nga më të përgjakshmit për civilët që nga fillimi i luftimeve në tetor, duke vrarë 10 punëtorë sirianë dhe anëtarët e familjeve të tyre në atë që Izraeli tha se ishte një sulm në një depo armësh të Hezbollahut në Nabatieh, Libani jugor, raporton theguardian, transmeton albinfo.ch.

Në përgjigje të këtij sulmi, Hezbollahu lëshoi një breshëri prej 55 raketash në qytetin Ayelet HaShahar, në veri të Izraelit.

Në një shpërthim sot, tre paqeruajtës të Unifil u plagosën ndërsa po patrullonin në qytetin kufitar libanez Yarin. Një burim brenda Unifil tha se ata besonin se ushtarët ishin plagosur nga një sulm ajror i afërt izraelit, por se ata ende po hetonin incidentin.

Kërcënimi i një lufte në shkallë të plotë duket më i madh se kurrë pas 10 muajsh luftimesh midis Izraelit dhe Hezbollahut, të shkaktuar nga lëshimi i raketave ndaj Izraelit nga Hezbollahu.

Hezbollahu dhe Irani janë zotuar të hakmerren kundër Izraelit për vrasjen e shefit të shtabit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyeh.

The post Tensionet në Lindjen e Mesme: Intensifikohen luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut appeared first on Albinfo.