Tërmet me magnitudë 7 ballë në Rusinë lindore

Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur bregun lindor të Rusisë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Epiqendra ishte afërsisht 88 kilometra nga qyteti bregdetar i Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej rreth 181,000 banorësh, shkruan CNN. Tërmeti kishte një thellësi rreth 78 kilometra dhe ndodhi në orët e para të mëngjesit të [...]Read More...

Tërmet me magnitudë 7 ballë në Rusinë lindore

Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur bregun lindor të Rusisë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Epiqendra ishte afërsisht 88 kilometra nga qyteti bregdetar i Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej rreth 181,000 banorësh, shkruan CNN.

Tërmeti kishte një thellësi rreth 78 kilometra dhe ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës me orën lokale.

Sipas Sistemit të Paralajmërimit të Cunamit në SHBA, valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 kilometrave nga epiqendra përgjatë brigjeve të Rusisë./abcnews.al