The New York Times: Izraeli do të sulmohet fillimisht nga Hezbollah, më pas Irani

Izraeli po përgatitet për sulme hakmarrëse të parashikuara gjerësisht nga Irani dhe Hezbollahu, duke u thënë njerëzve të tij që të grumbullojnë ushqim dhe ujë në dhoma të sigurta të fortifikuara, ndërsa spitalet po përgatiten të transferojnë pacientët në reparte nëntokësore dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po pozicionohen në vendet kryesore. Kabineti i sigurisë i qeverisë [...]Read More...

The New York Times: Izraeli do të sulmohet fillimisht nga Hezbollah, më pas Irani

Izraeli po përgatitet për sulme hakmarrëse të parashikuara gjerësisht nga Irani dhe Hezbollahu, duke u thënë njerëzve të tij që të grumbullojnë ushqim dhe ujë në dhoma të sigurta të fortifikuara, ndërsa spitalet po përgatiten të transferojnë pacientët në reparte nëntokësore dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po pozicionohen në vendet kryesore.

Kabineti i sigurisë i qeverisë izraelite u mblodh të enjten mbrëma ndërsa spekulimet vazhduan mbi mënyrën se si mund t’i përgjigjen vrasjes së një lideri të Hezbollahut në Liban dhe të zyrtarit të lartë të Hamasit, ndërsa ai po vizitonte Iranin.

Diplomatët në të gjithë Lindjen e Mesme dhe gjetkë janë përpjekur të zvogëlojnë tensionet mes frikës se lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës mund të zgjerohet në një konflikt shumë më të madh në të gjithë rajonin.

Dy zyrtarë izraelitë dhe një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore thanë se bazuar në informacionet e fundit, Hezbollah, grupi i armatosur libanez i lidhur ngushtë me Iranin, ka të ngjarë të godasë i pari në një sulm të veçantë përpara se Irani të kryejë hakmarrjen e tij.

Ata folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht dhe nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth sulmeve të mundshme. Sipas të njëjtit vlerësim, grupi i armatosur me bazë në Liban do të nisë një sulm të veçantë përpara se Irani të nisë sulmin e tij hakmarrës për vrasjen e Haniya.

Kriza e fundit pason vrasjet e Fuad Shukr, një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut, dhe Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit.

Izraeli ka thënë se vrau Shukr në hakmarrje për një sulm me raketa nga Libani që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa refuzoi të komentojë mbi shpërthimin që vrau Haniyeh në Teheran.

Irani është zotuar të hakmerret për vrasjen e Haniyeh, duke e cilësuar atë një shkelje të sovranitetit iranian.

Hassan Nasrallah, udhëheqësi i Hezbollahut, tha në një fjalim këtë javë se përgjigja e grupit ndaj vrasjes së Shukr do të ishte e ashpër.

Për 10 muajt e fundit, një luftë e shkallës së ulët ka qenë duke u zhvilluar përgjatë kufirit Izrael-Liban që filloi kur Hezbollahu, si Hamasi një aleat i Iranit hapi zjarr ndaj Izraelit një ditë pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi që nisi luftën në Gaza.

Megjithatë, analistët ushtarakë thonë se Izraeli është më i përgatitur për disa skenarë sesa për të tjerët. Që nga vitet 1990, Izraeli ka ndërtuar një aparat mbrojtës për të mbrojtur qytetarët e tij nga sulmet ajrore.

I ndihmuar nga miliarda ndihma amerikane, vendi investoi në sisteme të avancuara antiraketë, ndërkohë që kërkoi që kërkoi ndërtimin e strehimore.

Irani do të vuajë pasoja nëse vendos të sulmojë Izraelin, një përshkallëzim që do të kërcënonte shpresat për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, tha të enjten një zyrtar amerikan.

Në të njëjtën kohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi përmes X se ai telefonoi homologun e tij izraelit Yoav Galand me të cilin diskutuan masat e marra nga SHBA për mbrojtjen e Izraelit dhe përfundimin e mundshëm të një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.

/abcnews.al