Tjetër humbje për Libanin, vritet komandanti i Hezbollah

Mes tensioneve të përshkallëzuara, oficerët e lartë të IDF-së i sugjeruan Ministrit të Mbrojtjes dhe kryeministrit që të parandalonin Hezbollahun dhe të godasin Libanin. Ushtria izraelite njoftoi se një komandant i njësisë elitare të Hezbollahut Radwan u vra në një sulm me dron në Libanin jugor. Ali Jamal al-Din Jawad u vra në fshatin Aabba [...]Read More...

Tjetër humbje për Libanin, vritet komandanti i Hezbollah

Mes tensioneve të përshkallëzuara, oficerët e lartë të IDF-së i sugjeruan Ministrit të Mbrojtjes dhe kryeministrit që të parandalonin Hezbollahun dhe të godasin Libanin.

Ushtria izraelite njoftoi se një komandant i njësisë elitare të Hezbollahut Radwan u vra në një sulm me dron në Libanin jugor. Ali Jamal al-Din Jawad u vra në fshatin Aabba në Libanin jugor.

Sipas IDF, ai ishte një komandant Radvan. IDF thotë se neutralizimi i Jawad është një “goditje e rëndësishme” për aftësinë e Hezbollahut për të kryer sulme në Izrael.

Përveç neutralizimit të komandantit të njësisë elitare Radwan, avionët luftarakë goditën një ndërtesë të përdorur nga Hezbollah dhe infrastrukturë tjetër në Kfar Qila të Libanit jugor.

Gjithashtu, të hënën gjatë natës, disa avionë me eksploziv u nisën nga Libani drejt Izraelit verior. Sipas IDF, një nga dronët u kap nga mbrojtja ajrore, ndërsa pjesa tjetër ra në zonën e malit Meron, duke mos shkaktuar lëndime.

Sirenat kishin rënë në zonën e malit Meron mes incidentit. Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se lëshoi ​​disa dronë shpërthyes në një bazë ushtarake izraelite.

/abcnews.al