Tjetër sulm me thikë në Gjermani, një grua plagos me thikë disa persona në një autobus

Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në Gjermani. Një grua sulmoi me thikë dhe plagosi rëndë gjashtë persona në një autobus në Siegen. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 19:40. Në autobus ndodheshin të paktën 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe fëmijë. Mediat gjermane raportojnë se drejtuesi i mjetit ka ndaluar [...]Read More...

Tjetër sulm me thikë në Gjermani, një grua plagos me thikë disa persona në një autobus

Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në Gjermani. Një grua sulmoi me thikë dhe plagosi rëndë gjashtë persona në një autobus në Siegen. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 19:40.

Në autobus ndodheshin të paktën 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe fëmijë. Mediat gjermane raportojnë se drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë dhe ka hapur dyert që pasagjerët të mund të dalin jashtë.

Ky sulm ndodhi disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Solingen. Gjatë festivalit lokal shtatë ditë më parë, një sirian sulmoi turmën me thikë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tetë të tjerë.