Tre emra të njohur botërorë në gala mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’

Gala mbrëmja që do ta përmbyllë edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Operës, Rame Lahaj do të mbahet më 2 gusht, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me fillim nga ora 20:30.   Sipas njoftimit të organizatorit, deri tash janë shitur 80% e biletave për gala mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”. Në skenë do të […]

Tre emra të njohur botërorë në gala mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’
tre-emra-te-njohur-boterore-ne-gala-mbremjen-‘rame-lahaj-&-friends’

tre-emra-te-njohur-boterore-ne-gala-mbremjen-‘rame-lahaj-&-friends’

Gala mbrëmja që do ta përmbyllë edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Operës, Rame Lahaj do të mbahet më 2 gusht, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me fillim nga ora 20:30.

 

Sipas njoftimit të organizatorit, deri tash janë shitur 80% e biletave për gala mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”.

Në skenë do të ngjiten tre emra të njohur për të ofruar një natë të mbushur me emocion me moton “T’knoft zemra”.

“Në skenën e ngritur në zemër të kryeqytetit, tenori kosovar Rame Lahaj do të shoqërohet nga Charles Castronovo, i njohur ndërkombëtarisht si një nga tenorët më të mirë të brezit të tij, si dhe Murat Karahan, një ylli i operës me mbi 50 role kryesore në të gjithë botën, i vlerësuar si ‘artisti më i suksesshëm operistik i vitit’. Tre tenorët do të shoqërohen në skenë nga Orkestra e Operës së Kosovës, udhëhequr nga maestro Sascha Goetzel, dirigjent dinamik dhe karizmatik i njohur për bashkëpunimet me orkestra prestigjioze në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e RLIOF.