Tronditëse në Francë, burri drogon gruan dhe rekruton persona të panjohur për ta përdhunuar

Një rast tronditës ka ndodhur në Francë, ku një pensionist akuzohet se ka rekrutuar persona në internet për të përdhunuar gruan e tij pasi ai e drogoi atë në gjendje të pavetëdijshme. 50 burra të tjerë do të gjykohen për përdhunimin e gruas pranë qytetit të Avignon në Francën jugore, së bashku me të dyshuarin [...]Read More...

Tronditëse në Francë, burri drogon gruan dhe rekruton persona të panjohur për ta përdhunuar

Një rast tronditës ka ndodhur në Francë, ku një pensionist akuzohet se ka rekrutuar persona në internet për të përdhunuar gruan e tij pasi ai e drogoi atë në gjendje të pavetëdijshme.

50 burra të tjerë do të gjykohen për përdhunimin e gruas pranë qytetit të Avignon në Francën jugore, së bashku me të dyshuarin kryesor, një 71-vjeçar. Avokatët e saj thonë se gruaja ishte aq rëndë saqë ajo nuk ishte në dijeni të abuzimit që pësoi.

Gjyqi do të jetë “një sprovë e tmerrshme” për gruan, tashmë 70-vjeçare, e cila nuk donte të përmendej emri, tha Antoine Camus, një nga avokatët e saj.

“Për herë të parë, pas kaq shumë kohësh, asaj do t’i duhet të rijetojë përdhunimin që pësoi për 10 vjet,” tha ai për AFP, duke shtuar se klientja e tij “nuk kishte kujtime” për abuzimet, të cilat ajo i zbuloi vetëm në vitin 2020.

“Ajo është absolutisht e vendosur të përballet me përdhunuesit e saj dhe bashkëshortin e saj prej 50 vitesh, por për të cilët nuk dinte asgjë, siç zbuloi në moshën 68-vjeçare”, tha avokati./abcnews.al