Trump: Nëse fitoj do të rimbush rezervat strategjike të naftës

Kandidati republikan për president dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do të mbush rezervat strategjike të naftës së Amerikës nëse zgjidhet për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor. “Unë kam rimbushur rezervat në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë. Ne duhet të rimbushim rezervat strategjike menjëherë,” [...]Read More...

Trump: Nëse fitoj do të rimbush rezervat strategjike të naftës

Kandidati republikan për president dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do të mbush rezervat strategjike të naftës së Amerikës nëse zgjidhet për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

“Unë kam rimbushur rezervat në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë. Ne duhet të rimbushim rezervat strategjike menjëherë,” tha ai në një intervistë për Fox Neës.

Administrata e presidentit aktual demokrat Joe Biden rriti blerjet e naftës së papërpunuar këtë verë për të rimbushur rezervat strategjike pas një shitjeje historike në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës.

/abcnews.al