Deportohen tre shtetas çekë që kishin kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Tre shtetas çekë janë arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë. Me vendim të prokurorit, ata janë deportuar nga Bërnjaku. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, […] The post Deportohen tre shtetas çekë që kishin kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë appeared first on Albinfo.

Deportohen tre shtetas çekë që kishin kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Tre shtetas çekë janë arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, ata janë deportuar nga Bërnjaku.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, shtetas të Çekisë, pasi që dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë deportuar nga PKK Bërnjak”, thuhet në njoftim.

The post Deportohen tre shtetas çekë që kishin kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë appeared first on Albinfo.