Turma e njerëzve bllokon sheshin “Zahir Pajaziti”, radhë të gjata për të blerë biletën e SunnyHill Festival

Festa magjike e SunnyHill Festival duket se ka filluar ende pa u hapur zyrtarisht. Kur ka mbetur edhe një ditë nga fillimi i festivalit më të madh në vend duket se sheshi “Zahir Pajaziti“, nuk po mundet të mbajë turmën e njerëzve të cilët presin në radhë për të marrë një biletë. Një gjë e…

Turma e njerëzve bllokon sheshin “Zahir Pajaziti”, radhë të gjata për të blerë biletën e SunnyHill Festival

Festa magjike e SunnyHill Festival duket se ka filluar ende pa u hapur zyrtarisht.

Kur ka mbetur edhe një ditë nga fillimi i festivalit më të madh në vend duket se sheshi “Zahir Pajaziti“, nuk po mundet të mbajë turmën e njerëzve të cilët presin në radhë për të marrë një biletë.

Një gjë e tillë ëshë parë sot gjatë ditës ku qytetarë të shumtë po presin për të marrë biletën.

Artistët që pritet të performojnë kanë ndezur dëshirën e fansave që të jenë sa më pranë tyre.

Ndërkaq emrat e njohur të cilët do të performojnë dhe do ta elektrizojnë skenën e SunnyHill janë: Bebe Rexha, Burna Boy, Black Coffe, Stormzy, etj. /Lajmi.net/