U pa në një video duke shtënë me armë, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi siç njofton policia, më 3 gusht në fshatin Dol është parë në një video-incizim duke shtënë me armë. Sipas komunikatës për media, nga i dyshuari është sekuestrua një armë e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar. Megjithatë, personi i arrestuar është […]

U pa në një video duke shtënë me armë, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë
u-pa-ne-nje-video-duke-shtene-me-arme,-policia-arreston-te-dyshuarin-ne-gjakove

u-pa-ne-nje-video-duke-shtene-me-arme,-policia-arreston-te-dyshuarin-ne-gjakove

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi siç njofton policia, më 3 gusht në fshatin Dol është parë në një video-incizim duke shtënë me armë.

Sipas komunikatës për media, nga i dyshuari është sekuestrua një armë e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar.

Megjithatë, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një video incizim ku i dyshuari G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtëne me armë zjarri, ka ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar. Në posedim të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar. Veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.