UEFA dënon ekipin serb Partizani pasi tifozët shpalosën pankartën “Kosova është Serbi”

Mesazh i papërshtatshëm. Kështu u vlerësua pankarta e tifozëve serb të Partizanit ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’. Andaj edhe UEFA vendosi të gjobisë ekipin e Partizanit. Gjithçka ndodhi kur tifozët e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndaj Luganos shpalosën mesazhe raciste dhe ndezën mjete piroteknike, andaj UEFA nuk i fal gjestet e tilla dhe tashmë […] The post UEFA dënon ekipin serb Partizani pasi tifozët shpalosën pankartën “Kosova është Serbi” appeared first on Albinfo.

UEFA dënon ekipin serb Partizani pasi tifozët shpalosën pankartën “Kosova është Serbi”

Mesazh i papërshtatshëm. Kështu u vlerësua pankarta e tifozëve serb të Partizanit ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’.

Andaj edhe UEFA vendosi të gjobisë ekipin e Partizanit.

Gjithçka ndodhi kur tifozët e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndaj Luganos shpalosën mesazhe raciste dhe ndezën mjete piroteknike, andaj UEFA nuk i fal gjestet e tilla dhe tashmë denimi ka ardhur për klubin serb.

Në atë ndeshje ishte prezent edhe flamuri “Kosova është Serbi” nga tifozët serb.

Organi i Apelit i UEFA-s ka marrë vendimin e mëposhtëm:

– Të gjobisë FK Partizanin me 15 mijë euro për transmetimin e mesazhit të papërshtatshëm për një ngjarje sportive (pankarta të paligjshme).

– Të gjobisë FK Partizanin 5750 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

– Të gjobisë FK Partizanin me 20,000 € dhe të ndalojë FK Partizanin t’u shesë bileta tifozëve të tij jashtë vendit për një (1) ndeshje të radhës të kompeticionit të UEFA-s, për sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve.

 

 

The post UEFA dënon ekipin serb Partizani pasi tifozët shpalosën pankartën “Kosova është Serbi” appeared first on Albinfo.