Ukraina bllokadë eksporteve të naftës dhe gazit rus në Evropë

Ukraina do të ndalojë dërgimin e naftës dhe gazit rus përmes tubacioneve të saj drejt Bashkimit Evropian në fund të këtij viti, kur kontrata aktuale skadon dhe nuk do të rinovohet, tha sot një këshilltar i lartë i qeverisë. Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Volodymr Zelensky, tha në një intervistë me transmetuesin ”Novini.Live”, se ”kontrata [...]Read More...

Ukraina bllokadë eksporteve të naftës dhe gazit rus në Evropë

Ukraina do të ndalojë dërgimin e naftës dhe gazit rus përmes tubacioneve të saj drejt Bashkimit Evropian në fund të këtij viti, kur kontrata aktuale skadon dhe nuk do të rinovohet, tha sot një këshilltar i lartë i qeverisë.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Volodymr Zelensky, tha në një intervistë me transmetuesin ”Novini.Live”, se ”kontrata aktuale përfundon në fund të vitit dhe megjithëse marrëveshja nuk mund të anulohet në mënyrë të njëanshme, nuk ka dyshim se gjithçka do të përfundon më 1 janar 2025”.

Kievi është i përgatitur të transportojë gaz nga vendet e Azisë Qendrore ose Azerbajxhani në Evropë, por jo nga Rusia, pasi është thelbësore që Ukraina të privojë Rusinë nga burimet e saj të të ardhurave.

Kontrata për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës në Evropë midis kompanive shtetërore ”Gazprom” dhe ”Naftogaz” përfundon më 31 dhjetor.

Pavarësisht nisjes së pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, ukrainasit kanë përmbushur kushtet e kontratës – pjesërisht me insistimin e fqinjëve të saj evropianë, veçanërisht Hungarisë.

Por, udhëheqja në Kiev e ka bërë të qartë vazhdimisht se nuk do ta zgjasë këtë kontratë. Zelensky e deklaroi këtë edhe një herë së fundmi.

Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia janë vendet e fundit që marrin naftën ruse përmes tubacionit ”Druzhba”. Seksioni verior i tubacionit që çon në Gjermani u mbyll kryesisht për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj naftës ruse.

Sipas raporteve të mediave ruse, dega kazake e furnizuesit italian të energjisë ”ENI” filloi të pomponte naftë nga deti Kaspik përmes tubacionit në gusht.

Megjithëse ky kompromis i lejon Rusisë të gjenerojë të ardhura nga tranziti, ai nuk e lejon atë të shesë naftën e saj në Evropë, tregun më fitimprurës të Rusisë