Vazhdojnë distancimet në RTK, Arton Mulliqi: Shprehi keqardhje për kolegët që janë prekur

Gazetari e moderator i RTK-së, Arton Mulliqi, është distancuar nga kronika e djeshme ku Nacionale dhe Periskopi akuzoheshin për bashkëpunëtorë të Serbisë. Mulliqi ka shkruar në rrjete sociale se kronika ka qenë joprofesionale. Ai ka bërë të ditur se të njëjtën nuk e ka shfaqur në edicionin ku ka qenë redactor. Postimi: D I S […]

Vazhdojnë distancimet në RTK, Arton Mulliqi: Shprehi keqardhje për kolegët që janë prekur
vazhdojne-distancimet-ne-rtk,-arton-mulliqi:-shprehi-keqardhje-per-koleget-qe-jane-prekur

vazhdojne-distancimet-ne-rtk,-arton-mulliqi:-shprehi-keqardhje-per-koleget-qe-jane-prekur

Gazetari e moderator i RTK-së, Arton Mulliqi, është distancuar nga kronika e djeshme ku Nacionale dhe Periskopi akuzoheshin për bashkëpunëtorë të Serbisë.

Mulliqi ka shkruar në rrjete sociale se kronika ka qenë joprofesionale.

Ai ka bërë të ditur se të njëjtën nuk e ka shfaqur në edicionin ku ka qenë redactor.

Postimi:

D I S T A N C I M

Sikurse edhe ne te kaluaren edhe kesaj radhe distancohem nga cdo kronike/lajm joprofesional qe ipet ne RTK, sic ishte edhe ai i mbremshmi ne edicionin qendror te lajmeve.

Duke vleresuar se kronika qe ishte transmetuar ne Lajmet Qendrore te RTK-se, e pasuar edhe nga nje lajm tjeter qe atakonte disa media dhe kolege ne Kosove, nuk i permbishe standardet profesionale , ne cilesine e pergjegjesit per magazinen e mbremjes “Lajmet e Fundit”, bashke me koleget e redaksise se mbremjes kemi vendosur qe te njejten te mos e transmetojme.

Kaq kam mundur te beje, kaq kam bere!

Si gazetar/redaktor i televizionit publik, une mbaj pergjegjesi vetem per punen time, jo edhe te kolegeve nga edicionet e tjera te lajmeve e as ata te Webfaqes se RTK-se qe e ka publikuar lajmin poashtu!

Duke shprehe keqardhje per te gjithe ata kolege qe jane prekur nga kjo qe ka ndodhur mbreme, premtoj se une do te angazhohem per ruajtjen e vlerave profesionale deri ne diten e fundit qe do ta beje kete pune.

Verifikimi lajmit ne secilin rast, mbetet parakusht per ruajtjen e standardeve te gazetarise. Ne libra thuhet: “edhe nese merr nje lajm nga Nena yte, verifikoje”!

Arton Mulliqi, redaktor