Vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të Kosovës, në Merdarë deri në 4 orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se po vazhdojnë pritjet e gjata nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova kolona është deri në 1700 metra, ndërsa pritjet deri në katër orë (220-240 minuta), transmeton albinfo.ch. Deri në një orë […] The post Vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të Kosovës, në Merdarë deri në 4 orë appeared first on Albinfo.

Vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të Kosovës, në Merdarë deri në 4 orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se po vazhdojnë pritjet e gjata nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova kolona është deri në 1700 metra, ndërsa pritjet deri në katër orë (220-240 minuta), transmeton albinfo.ch.

Deri në një orë zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Jarinje.

Kolona te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës është 150 metra ndërsa pritjet shkojnë deri në 30 minuta.

Në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 minuta, ndërsa nëpër pikat tjera kufitare për të dalë nga Kosova nuk janë regjistruar pritje të gjata.

Në hyrje të Kosovës, pritje deri në gjysmë ore janë regjistruar në Merdarë ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka kolonë.

The post Vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të Kosovës, në Merdarë deri në 4 orë appeared first on Albinfo.