Vdes turisti kosovar në Valbonë

Tropojë Më 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit […] The post Vdes turisti kosovar në Valbonë appeared first on Albinfo.

Vdes turisti kosovar në Valbonë

Tropojë

Më 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.

 

The post Vdes turisti kosovar në Valbonë appeared first on Albinfo.