Vendi evropian ku rroga mesatare është 6000 euro në muaj, në kërkim të punëtorëve

Ndonëse konsiderohet si vendi i parë në Evropë për paga të larta, Luksemburgu po has vështirësi për të gjetur punëtorë në disa sektorë të ndryshëm. Në ditët e sotme, paga mesatare në Luksemburg është 73,418 euro në vit, më shumë se dyfishi që marrin punonjësit në disa vende kryesore të kontinentit. Jo vetëm kaq, Dukati […] The post Vendi evropian ku rroga mesatare është 6000 euro në muaj, në kërkim të punëtorëve appeared first on Albinfo.

Vendi evropian ku rroga mesatare është 6000 euro në muaj, në kërkim të punëtorëve

Ndonëse konsiderohet si vendi i parë në Evropë për paga të larta, Luksemburgu po has vështirësi për të gjetur punëtorë në disa sektorë të ndryshëm.

Në ditët e sotme, paga mesatare në Luksemburg është 73,418 euro në vit, më shumë se dyfishi që marrin punonjësit në disa vende kryesore të kontinentit.

Jo vetëm kaq, Dukati i Madh në qendër të Evropës është një nga vendet më tërheqëse në zonën evropiane, veçanërisht pasi gjigantët e mëdhenj financiarë dhe të teknologjisë kanë zgjedhur të zbarkojnë këtu për të hapur zyrat e tyre.

Disa nga profesionet më të kërkuara në Luksemburg janë ato në banka, financa, IT dhe shëndetësi, por edhe sektori i transportit dhe i pasurive të paluajtshme kërkon staf, raporton A2, përcjell albinfo.ch.

Në portalin evropian Eures mund të gjeni mbi 2800 njoftime punësimi, madje dhe nga ato pa një diplomë specifike.

 

The post Vendi evropian ku rroga mesatare është 6000 euro në muaj, në kërkim të punëtorëve appeared first on Albinfo.