Vendimet e Qeverisë së RMV-së në lidhje me shkarkimin dhe emërimin e disa drejtorëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka kryer disa ndryshime kadrovike, duke shkakrkuar dhe emëruar drejtorë në institucione të ndryshme shtetërore, transmeton Portalb.mk. Ushtrues detyre drejtor I Burgut të Idrizovës – Shkup u emërua Boban Utkovski, Ilija Stoilev te Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim, Dejanço Zdravkov në Burgun e […]

Vendimet e Qeverisë së RMV-së në lidhje me shkarkimin dhe emërimin e disa drejtorëve
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka kryer disa ndryshime kadrovike, duke shkakrkuar dhe emëruar drejtorë në institucione të ndryshme shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Ushtrues detyre drejtor I Burgut të Idrizovës – Shkup u emërua Boban Utkovski, Ilija Stoilev te Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim, Dejanço Zdravkov në Burgun e Shtipit, Arit Mustafai te burgu i hapur I Strugës, Aleksandar Jovkoski te Burgu i Manatirit, Oliver Cvetkovski te Burgu i Kumanovës (reparti i hapur në Kriva Pallankë),

Në këtë seancë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për ushtrues detyre në pozitën e zëvendësdrejtorit Fadil Asanin të Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Hristina Smilevska te Agjencia për Rezerva Mallrash, Ibrahim Elezi te Burgu i Idrizovës (reparti i hapur në Veles), Gjorgji Hubrev te Burgu i Shtipit, Dime Naumceski në burgun e Prilepit, Aleksandar Mojsov te Burgu i hapur i Strugës dhe Hamid Alitoviq te Burgu i Kumanovës (reparti i hapur në Kriva Pallankë).

Qeveria në krye të Drejtorisë për Administratë të Çështjeve Pronësore dhe Juridike e vendosi Zoran Krstanoskin, ndërsa Klment Sofkovskin te Burgu KPD-së në Ohër, Nuredin Fetain te NP mirëmbajtja dhe mbrojtja e rrugëve, ndërsa në pozitën e zëvendësdrejtori të Burgut të Tetovës e vendosi Igor Dodevskin. Nazim Taipi u propozua për zëvendësdrejor në Ndarmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Në Bordin Drejtues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka emëruar Ivo Nikolovin, Bllagoja Denkovskin, Kiril Kovçegarskin, Marija Gjorgjievskën dhe Bllagojçe Lazaroskin.

Në Bordin Drejtues të Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve ka shkarkuar anëtarin Kostadin Acevskin.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) raporton se po ndjekë nga afër procesin e emërimit të ushtruesve të detyrës së drejtorëve në disa institucione shtetërore. Komisioni do të shqyrtojë secilin rast individualisht për të përcaktuar nëse emërimet janë në përputhje me rregulloret ligjore dhe nëse ato janë të parapara dhe të lejuara.