A do të kthehen mjekët që shkuan në klinikat private në ato shtetërore?

Disa mjekë të klinikave private kanë interes të kthehen të punojnë në shëndetësinë publike, shkruan Alsat. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari i cili njoftoi se, punësimi i tyre The post A do të kthehen mjekët që shkuan në klinikat private në ato shtetërore? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

A do të kthehen mjekët që shkuan në klinikat private në ato shtetërore?

Disa mjekë të klinikave private kanë interes të kthehen të punojnë në shëndetësinë publike, shkruan Alsat.

Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari i cili njoftoi se, punësimi i tyre do të bëhet në klinikat ku ka më së shumti mungesë të punonjësve shëndetësor.

“Dje qeveria diskutoi dhe besoj se së shpejti do e gjejmë edhe mënyrën e kthimit të disa mjekëve të cilët kanë mbi 10 vite përvojë pune, që punojnë në klinikat private dhe në disa klinika kemi deficit të këtyre mjekëve. Kemi interes të jashtëzakonshëm që na bënë të ndihemi shumë krenarë”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Taravari nuk dha një numër të saktë se për sa punonjës shëndetësor bëhet fjalë dhe se në cilat klinika ka më së shumti deficit të mjekëve.

Ai këto komente i bëri gjatë prezantimit të 9 barnave që shtohen në listën pozitive, të cilët përfshijnë sëmundjet e tensionit të lartë gjakut , zemrës depresionin dhe demencën të cilat do të kushtojnë 1 milionë euro./ Alsat.mk

The post A do të kthehen mjekët që shkuan në klinikat private në ato shtetërore? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .