Vetëdorëzohet në Polici i dyshuaru për përgatitje të veprave terroriste, kërkohej prej vitit 2016

Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”. Në njoftimin policor thuhet se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prishtinë […]

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuaru për përgatitje të veprave terroriste, kërkohej prej vitit 2016
vetedorezohet-ne-polici-i-dyshuaru-per-pergatitje-te-veprave-terroriste,-kerkohej-prej-vitit-2016

vetedorezohet-ne-polici-i-dyshuaru-per-pergatitje-te-veprave-terroriste,-kerkohej-prej-vitit-2016

Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”.

Në njoftimin policor thuhet se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.