Video: Lë Zvicrën për Gjakovën, investoi në vendlindje

Arsim Beqiri sipërmarrës thotë se përveç Emiljanos, të punësuar ka edhe tre kuzhinierë nga Hasi The post Video: Lë Zvicrën për Gjakovën, investoi në vendlindje appeared first on Albinfo.

Video: Lë Zvicrën për Gjakovën, investoi në vendlindje

Emiljano Islamukaj ka punuar fillimisht në luginën e Valbonës e më pas në Gjermani. Por veten e ka gjetur në Gjakovë, aty ku 31-vjecari punon prej 3 vitesh, në njërin prej pikave turistike më të njohura të Kosovës.

“Ndihem shumë mirë pasi pagesa është shumë e kënaqshme. Pagesa patjetër që është më e mirë këtu sesa në Shqipëri, por edhe infrastruktura e restoranteve dallon me pjesën që kam punuar unë”, thotë Emiljano, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.

Gjakova dhe shumë qytete të tjera të Kosovës, shihen si mundësi punësimi edhe nga shumë të rinj të tjerë nga veriu i Shqipërisë. Arsim Beqiri sipërmarrës thotë se përveç Emiljanos, të punësuar ka edhe tre kuzhinierë nga Hasi.

Arsimi ashtu si 31 vjeçari tropojan ka qenë emigrant. Pas 9 vitesh qëndrimi në Zvicër ai bashkë me vëllezërit vendosën të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, duke përcjellë mesazhin që të rinjtë të mos emigrojnë pasi në të gjitha trojet shqiptare ka mundësi punësimi. —>VIDEO

The post Video: Lë Zvicrën për Gjakovën, investoi në vendlindje appeared first on Albinfo.