VIDEO/ Po i përdorin kundër rusëve, forcat ukrainase publikojnë raketat Storm Shadow

Ukrainasit kanë publikuar videon e parë zyrtare të raketave perëndimore Storm Shadow, të cilat po përdoren në fushëbetejë. Forcat ajrore ukrainase shpërndanë videon duke festuar kështu 20-vjetorin e kësaj force, kurse në të shihet lansimi i raketave nga aeroplanët luftarakë. Bëhet fjalë për njërën nga raketat që mbante flamurin britanik si dhe një tjetër atë [...]Read More...

VIDEO/ Po i përdorin kundër rusëve, forcat ukrainase publikojnë raketat Storm Shadow

Ukrainasit kanë publikuar videon e parë zyrtare të raketave perëndimore Storm Shadow, të cilat po përdoren në fushëbetejë.

Forcat ajrore ukrainase shpërndanë videon duke festuar kështu 20-vjetorin e kësaj force, kurse në të shihet lansimi i raketave nga aeroplanët luftarakë.

Bëhet fjalë për njërën nga raketat që mbante flamurin britanik si dhe një tjetër atë francez – që ndryshe njihen si raketa SCALP, emër ky që më shumë përdoret në Francë.

Defence Express raporton se kjo ishe videoja e parë që shfaq raketat Storm Shadow që iu dërguan ukrainasve nga vendet perëndimore dhe që po i përdor për të zmbrapsur sulmet ruse.