VIDEO/ Publikohen pamjet brutale të arrestimit të gazetarit amerikan nga agjentët rusë

Pamjet e arrestimit të Evan Gershkovich në mars të vitit të kaluar u publikuan nga Moska përmes kanalit televiziv rus RT, vetëm 24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes historike të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi. Pamjet tregojnë agjentë të inteligjencës ruse, të veshur [...]Read More...

VIDEO/ Publikohen pamjet brutale të arrestimit të gazetarit amerikan nga agjentët rusë

Pamjet e arrestimit të Evan Gershkovich në mars të vitit të kaluar u publikuan nga Moska përmes kanalit televiziv rus RT, vetëm 24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes historike të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi.

Pamjet tregojnë agjentë të inteligjencës ruse, të veshur me rroba civile, duke sulmuar restorantin në Yekaterinburg ku gazetari po fliste me një burim, në një takim të vëzhguar fshehurazi nga autoritetet ruse dhe duke e arrestuar atë.

Agjentët e FSB-së shihen duke i vënë krahun tek qafa për t’i vendosur prangat, dhe më mas e shtrijnë me fytyrë në tokë. Njëri prej tyre i mban gjurin në shpinë. Më pas ai nxirret nga restoranti dhe dërgohet në automjetin e FSB-së.

Një regjistrim audio që supozohet të jetë i bisedës së Gershkowitz me burimin e tij pak para ndërhyrjes së agjentëve u publikua gjithashtu.

“Gjithçka që unë kërkoj, ju lutem, është që të jeni shumë të kujdesshëm sepse ky është informacion i klasifikuar”, dëgjohet duke thënë bashkëbiseduesi i Gershkowitz në videoklip. “

Ne as nuk do të themi se i kemi parë dokumentet,” citohet të ketë thënë Gershkowitz, duke shpjeguar se gjithçka do t’i atribuohet një burimi anonim.

Kujtojmë se gazetari amerikan u arrestua nga autoritetet ruse për “spiunazh”, akuzë që nuk e pranoi kurrë. Ai u akuzua për mbledhjen e informacionit të klasifikuar për një kompani që prodhon tanke për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Pak javë më parë u zhvillua gjyqi i tij në një gjykatë ruse dhe gazetari u dënua me 16 vite burg, por më në fund u lirua pas 16 muajsh burg  në fillim të këtij muaji.

Përpara se të lirohej nga burgu në shkëmbimin më të madh të të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë, Evan Gershkovich iu kërkua, që së bashku me të burgosurit e tjerë që do të liroheshin me të, të plotësonin një formular për Vladimir Putin duke i kërkuar me shkrim falje.

/abcnews.al