VIDEO/ Shoferi dëbon emigrantët nga kamioni, më pas i godet me rrip. Pamjet shkaktojnë indinjatë

Një shofer kamioni dëboi disa emigrantë me origjinë afrikane, të cilët kishin hipur në rimorkio e kamionit të tij, me shumë gjasa që të përpiqeshin të largoheshin nga vendi në Francë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në autoportin Ventimiglia dhe skena është regjistruar në një video e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale. VIDEO [...]Read More...

VIDEO/ Shoferi  dëbon emigrantët nga kamioni, më pas i godet me rrip. Pamjet shkaktojnë indinjatë

Një shofer kamioni dëboi disa emigrantë me origjinë afrikane, të cilët kishin hipur në rimorkio e kamionit të tij, me shumë gjasa që të përpiqeshin të largoheshin nga vendi në Francë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në autoportin Ventimiglia dhe skena është regjistruar në një video e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në video shihet shoferi, i cili i lë emigrantët që të zbresin nga kamioni dhe më pas i godet me një rrip. Ngjarja ka shkaktuar reagime ndërsa policia ka nisur hetimet./abcnews.al