Wiz Khalifa akuzohet për drogë në Rumani

Wiz Khalifa do të përballet me akuza për posedim të paligjshëm të drogës pasi përdori marihuanë gjatë performancës në Beach Please mbrëmjen e së shtunës. “Prokurorët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit – Shërbimi Territorial i Konstancës urdhëruan fillimin e procedimit penal kundër një të pandehuri (shtetas amerikan), të hetuar për […]

Wiz Khalifa akuzohet për drogë në Rumani

Wiz Khalifa do të përballet me akuza për posedim të paligjshëm të drogës pasi përdori marihuanë gjatë performancës në Beach Please mbrëmjen e së shtunës.

“Prokurorët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit – Shërbimi Territorial i Konstancës urdhëruan fillimin e procedimit penal kundër një të pandehuri (shtetas amerikan), të hetuar për posedimin e paligjshëm të drogës”, u tha në një deklaratë për shtyp.

“Gjatë një festivali muzikor, [Khalifa] zotëronte mbi 18 gramë kanabis (drogë) dhe konsumoi (në skenë) një sasi tjetër kanabisi në formën e një cigareje”, thuhet më tej.

I nominuari dhjetë herë për ‘Grammy’ u mor në pyetje të dielën në mëngjes.
Megjithëse Khalifa u akuzua, ai u lirua nga paraburgimi.