Xhavit Rexhaj: Prishtina i ka 70 Shkolla, programi po testohet në 5 Shkolla

  Ish. Zëvendësministri i Arsimit ,Xhavit Rexhaj ka shprehur dyshime për efektivitetin e programit gjithëditor duke e cilësuar si një aktivitet të shtrenjtë dhe të kufizuar në pesë shkolla, në vend që kjo kosto tu shërbente të gjitha shkollave me mjete.    “Tash duhet të bëjmë pyetjen se a është ky vendi më i mirë […]

Xhavit Rexhaj: Prishtina i ka 70 Shkolla, programi po testohet në 5 Shkolla
xhavit-rexhaj:-prishtina-i-ka-70-shkolla,-programi-po-testohet-ne-5-shkolla

xhavit-rexhaj:-prishtina-i-ka-70-shkolla,-programi-po-testohet-ne-5-shkolla


 

Ish. Zëvendësministri i Arsimit ,Xhavit Rexhaj ka shprehur dyshime për efektivitetin e programit gjithëditor duke e cilësuar si një aktivitet të shtrenjtë dhe të kufizuar në pesë shkolla, në vend që kjo kosto tu shërbente të gjitha shkollave me mjete.

 

 “Tash duhet të bëjmë pyetjen se a është ky vendi më i mirë të investohet tek një kosto kaq e lartë, apo është më mirë të përkrahim të gjitha shkollat fillore me një sasi të mjeteve në mënyrë që ato të bëhen të gjitha më cilësore sepse kështu po ndikohen vetëm në 5 shkolla. Se di si mund të thuhet se po përmirësohet  cilësia e mësimit në Prishtinë duke ndikuar vetëm në këto pesë shkolla kur Prishtina i ka së paku 70 shkolla”, deklaron Rexhaj.

Ai duke e ditur se ky lloj programi ka dështuar para ca viteve,  ka sugjeruar që ky program të trajtohet si projekt pilot dhe të rishikohet pas një viti për të vlerësuar ndikimin  e tij në  ngritjen e cilësisë së arsimit.

“Kjo mënyrë është provuar më herët para 7-8 viteve, dhe kjo nuk ka dalë shumë e mirë për Prishtinën, prandaj kam disa rezerva për organizimin selektiv ,ndoshta të shikohet si pilot projekt edhe pas një viti të shihet pilot projekti a është përmirësuar cilësia e mësimit në këto 5 shkolla pastaj të vendoset që të shpërndahet në të gjitha shkolla ashtu do të mund ta kisha kuptuar këtë pilot projekt në aplikimin e aktiviteteve plotësuese në këto shkolla”, tha Rexhaj për Front Online.