Yermak: Ukraina e kënaqur me rezultatet e Samitit të NATO-s, hapi tjetër është ftesa për anëtarësim

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, shprehu këtë të enjte kënaqësinë e tij për rezultatet e Samitit të NATO-s në Uashington dhe tha se ndalesa e radhës duhet të jetë ftesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Aleancë. “Mund të them se jemi të kënaqur me rezultatet e samitit të Uashingtonit, sepse gjuha [...]Read More...

Yermak: Ukraina e kënaqur me rezultatet e Samitit të NATO-s, hapi tjetër është ftesa për anëtarësim

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, shprehu këtë të enjte kënaqësinë e tij për rezultatet e Samitit të NATO-s në Uashington dhe tha se ndalesa e radhës duhet të jetë ftesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Aleancë.

“Mund të them se jemi të kënaqur me rezultatet e samitit të Uashingtonit, sepse gjuha e dokumenteve është me të vërtetë e fortë dhe mendoj se ndalesa e radhës për Ukrainën duhet të jetë një ftesë për anëtarësim”, theksoi Yermak, gjatë takimit publik të NATO-s.

Ai vuri në dukje se sistemet e reja të mbrojtjes ajrore do t’i dorëzohen Ukrainës. Yermak shtoi se Ukraina është duke pritur për “vendime më të forta sot” në takimin e Këshillit Ukrainë-NATO.

 “Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është në interes jo vetëm të Ukrainës, por edhe të vetë Aleancës, ajo po lufton vetëm për veten, por për të gjithë Evropën dhe gjithë botën e lirë”, tha Yermak.

Në deklaratën e Samitit të NATO-s në Uashington të mërkurën, anëtarët e Aleancës Veriatlantike theksuan se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është “i pakthyeshëm” dhe konfirmuan mbështetjen e tyre për rrugën e integrimeve euroatlantike./abcnews.al