Yll Limani pas performancës në “SunnyHill Festival”, është takuar me Dua Lipa

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar këto ditë në Kosovë për shkak të festivalit Sunny Hill. Dua së bashku me familjen e saj janë organizatoret e kësaj ngjarje tash e pesë vite. Kësaj radhe njëri prej artistëve vendor i ftuar ka qenë edhe Yll Limani, i cili në natën e dytë ka “ndezur”…

Yll Limani pas performancës në “SunnyHill Festival”, është takuar me Dua Lipa

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar këto ditë në Kosovë për shkak të festivalit Sunny Hill.

Dua së bashku me familjen e saj janë organizatoret e kësaj ngjarje tash e pesë vite.

Kësaj radhe njëri prej artistëve vendor i ftuar ka qenë edhe Yll Limani, i cili në natën e dytë ka “ndezur” publikun me këngët e tij.

Ylli mbrëmë në Instastory ka ndarë disa foto me Dua Lipa pas performancës së tij, ku vërehet se ka një raport të mirë me të.

Në postimin e bërë artisti shihet teksa i jep një përqafim Dua Lipës.

“SunnyHill Festival”, filloi më 25 korrik dhe ka përfunduar mbrëmë, në mënyrë të mrekullueshme, derisa lokacioni këtë herë ka qenë në Bërrnicë.

Top artistët të cilët performuan ishin: Bebe Rexha, Burna Boy, Stormzy, Dj Sanke etj. /Lajmi.net/