Zelensky: Jemi shumë afër arritjes së qëllimit për t’u bërë anëtar të NATO-s

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte se Ukraina është shumë afër arritjes së qëllimit të saj, anëtarësimit në NATO, pavarësisht faktit se aleanca ushtarake nuk i ofroi asaj një ftesë politike për t’u bashkuar me të në samitin në Uashington. “Ne jemi shumë afër qëllimit tonë”, tha ai në një konferencë të [...]Read More...

Zelensky: Jemi shumë afër arritjes së qëllimit për t’u bërë anëtar të NATO-s

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte se Ukraina është shumë afër arritjes së qëllimit të saj, anëtarësimit në NATO, pavarësisht faktit se aleanca ushtarake nuk i ofroi asaj një ftesë politike për t’u bashkuar me të në samitin në Uashington.

Ne jemi shumë afër qëllimit tonë”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington, duke shtuar se hapi tjetër do të jetë një ftesë e ndjekur nga anëtarësimi përfundimtar, raportoi Reuters. Zelensky u ka thënë aleatëve të Ukrainës se ata duhet të heqin të gjitha kufizimet në aftësinë e Kievit për të kryer sulme ndaj objektivave brenda Rusisë nëse duan që Ukraina të fitojë luftën me Moskën.

Ai tha se shpreson që aleatët e Kievit të marrin një vendim për të lejuar sulme të tilla.

 “Nëse duam të fitojmë… duhet të heqim të gjitha kufizimet,” vuri në dukje ai. Zelensky u takua me Stoltenberg në margjinat e samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington./abcnews.al