Zgjedhjet në SHBA, Rexhepi: Kosova nuk duhet të rreshtohet politikisht vetëm ndaj një kandidati për president

Për zgjedhjet në SHBA, për Front Online ka folur kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi. Ai thotë se Kosova nuk duhet të rreshtohet politikisht vetëm ndaj një kandidati. Rexhepi ka apeluar tek qytetarët që jetojnë në Amerikë që t’i  votojnë të dy partitë. “Institucionet asnjëherë nuk duhet të rreshtohen politikisht apriori vetëm ndaj […]

Zgjedhjet në SHBA, Rexhepi: Kosova nuk duhet të rreshtohet politikisht vetëm ndaj një kandidati për president
zgjedhjet-ne-shba,-rexhepi:-kosova-nuk-duhet-te-rreshtohet-politikisht-vetem-ndaj-nje-kandidati-per-president

zgjedhjet-ne-shba,-rexhepi:-kosova-nuk-duhet-te-rreshtohet-politikisht-vetem-ndaj-nje-kandidati-per-president


Për zgjedhjet në SHBA, për Front Online ka folur kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Ai thotë se Kosova nuk duhet të rreshtohet politikisht vetëm ndaj një kandidati.

Rexhepi ka apeluar tek qytetarët që jetojnë në Amerikë që t’i  votojnë të dy partitë.

“Institucionet asnjëherë nuk duhet të rreshtohen politikisht apriori vetëm ndaj një kandidati apo partie. Unë apeloj që qytetarët tanë që jetojnë e veprojnë në ShBA e që e kanë të drejtën e votës t’i përkrahin dy partitë me mjete e votë ngase gjatë historisë pavarësisht se cila parti e ka pas pushtetin përkrahja e ndihma në çdo formë nuk i ka munguar asnjëherë Kosovës”, përfundoi ai për Front Online.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi në një intervistë për Front Online ka treguar vetëm disa nga aktivitetet kryesore ka ndërmarr shoqata për ruajtjen dhe thellimin e raporteve shqiptaro-amerikane.

Rexhepi thotë se me angazhimin 20 vjeçar në shoqatë e ka realizuar premtimin e dhënë për shenjë respekti për veprimet e SHBA-së gjatë luftës.

Ai tha se karshi aktiviteteve të shumta nuk kanë kërkuar financim nga askush.

“Premtimin që ia kisha bërë vetit në kohë lufte në shenjë respekti për veprimet e bëra nga SHBA-ja për parandalimin e gjenocidit serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë dhe për veprimet e bëra nga SHBA, karshi interesave të kombit tonë gjatë historisë mendoj se e kam rrumbullaksu me një angazhim 20 vjeçar. E veçantë është se gjatë këtyre 20 viteve aktivitet pandërprerë (edhe në kohë pandemie ne kemi zhvillu aktivitet), kemi bërë me dhjetëra mijëra orë aktivitet vullnetar dhe se nuk kemi kërku e as kemi marrë asnjë cent nga taksapaguesit amerikan (SHBA), me qëllim të sensibilizimit, ruajtjes dhe avancimit të raporteve Kosovë-SHBA”.

 Rexhepi potencon se kjo shoqatë janë ndihmuar me një shumë nga Qeveria e Kosovës.

“Gjatë viteve me një shumë modeste na ka ndihmuar Qeveria e Kosovës dhe Kuvendet Komunale, shumën e madhe e kam participu nga rezervat vetanake me vetëdije e dëshirë dhe një shumë simbolike nga donatorët e pakët. Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka zhvillu aq shumë aktivitete që e kanë pas këtë qëllim sa që ju e potencuat, por unë po i potencoj vetëm disa”.