Zgjedhjet në SHBA/ Trump kërcënon me burg zyrtarët politikë dhe administratorët në rast shkeljeje

Ish presidenti Amerikan Donald Trump kërcënoi përgjatë fundjavës me ndjekje penale dhe dënime me burg për ata zyrtarë politikë dhe për ata administratorë që do të kryejnë shkelje përgjatë procesit zgjedhor në 5 nëntor. Trump shkroi në rrjetin social X se demokratët që janë përfshirë në manipulim të rezultati zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit [...]Read More...

Zgjedhjet në SHBA/ Trump kërcënon me burg zyrtarët politikë dhe administratorët në rast shkeljeje

Ish presidenti Amerikan Donald Trump kërcënoi përgjatë fundjavës me ndjekje penale dhe dënime me burg për ata zyrtarë politikë dhe për ata administratorë që do të kryejnë shkelje përgjatë procesit zgjedhor në 5 nëntor.

Trump shkroi në rrjetin social X se demokratët që janë përfshirë në manipulim të rezultati zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 do të dënohet nëse ai zgjidhet sërish në krye të shtëpisë së Bardhë.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë që vetë ish presidenti Amerikan po përballet me akuza penale dhe një proces gjyqësor për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor në Georgia dhe shkaktimin e trazirave në Capitol Hill në Washington në 6 janar të vitit 2021.

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vazhdimisht përgjatë muajve të fundit se ai do të armatos sistemin e drejtësisë për të ndjekur rivalin e tij politik demokratë pasi ai u bë i pari president apo ish president i SHBA që u përball me një proces gjyqësor penal.

Trump ka deklaruar në tubimet e tij përgjatë fundjavës së mashtrimi më I madh në zgjedhjet amerikane ka qenë ai i bërë nga demokratët në vitin 2020 ndërsa shtoi se e gjitha kjo është një turp kombëtar.

Pavarësisht këtyre pretendimeve të Donald Trump dhe akuzave të tij të vazhdueshme ajo që mbetet fakt është se ish presidenti humbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit përballë Joe Biden me mbi 7 milionë vota diferencë në vitin 2020.

/abcnews.al