Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump i gatshëm të përballet me Harris, caktohet data. Ja kushtet e ish-presidentit

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka rënë dakord me rrjetin Fox News për një debat me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris më 4 shtator. “Rregullat do të jenë të njëjta si debati im me Joe, por me një audiencë të madhe,” tha Trump. Trump tha se debati i ri do të organizohet në [...]Read More...

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump i gatshëm të përballet me Harris, caktohet data. Ja kushtet e ish-presidentit

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka rënë dakord me rrjetin Fox News për një debat me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris më 4 shtator.

“Rregullat do të jenë të njëjta si debati im me Joe, por me një audiencë të madhe,” tha Trump.

Trump tha se debati i ri do të organizohet në Pensilvani me një audiencë të drejtpërdrejtë dhe se moderatorë do të jenë prezantuesit e Fox News, Bret Baier dhe Martha MacCallum. Është e paqartë nëse nënpresidentja Kamala Harris e ka pranuar ftesën nga Fox News.

Harris ishte përgjigjur muajin e kaluar se ishte “gati” kur Fox News sugjeroi një debat presidencial më 17 shtator midis dy kandidatëve. Pasi Biden u tërhoq nga gara presidenciale më 21 korrik dhe mbështeti Harris, Trump tha se nuk do të angazhohej në një debat me të sepse ajo nuk është kandidatja zyrtare e partisë së saj.

Si dëshmi e mungesës së mbështetjes së saj, Trump shtoi se ish-presidenti Barack Obama nuk e kishte mbështetur kandidaturën e Harris. Megjithatë, Obama një ditë më vonë doli në anën e saj, ndërsa dje Harris mori zyrtarisht numrin e votave të nevojshme nga elektorët për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike për presidencën e SHBA-së.

/abcnews.al