Zimbabve/ Do të theren 200 elefantë për të ushqyer njerëzit e uritur për shkak të thatësirës

Zimbabve planifikon të zhdukë 200 elefantë për të ushqyer komunitetet që po përballen me urinë akute pas thatësirës më të madhe të vendit në katër dekada. Thatësira e shkaktuar nga fenomeni El Niño shkatërroi të korrat në rajonin jugor të Afrikës, duke prekur 68 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mungesa ushqimore në të gjithë rajonin. [...]Read More...

Zimbabve/ Do të theren 200 elefantë për të ushqyer njerëzit e uritur për shkak të thatësirës

Zimbabve planifikon të zhdukë 200 elefantë për të ushqyer komunitetet që po përballen me urinë akute pas thatësirës më të madhe të vendit në katër dekada.

Thatësira e shkaktuar nga fenomeni El Niño shkatërroi të korrat në rajonin jugor të Afrikës, duke prekur 68 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mungesa ushqimore në të gjithë rajonin.

“Mund të konfirmojmë se po planifikojmë të therim rreth 200 elefantë në të gjithë vendin. Tani jemi duke përpunuar detajet se si do ta bëjmë këtë,” tha për Reuters zëdhënësi i Autoritetit të Parqeve dhe Jetës së Egër të Zimbabve (Zimparks), Tinashe Farao.

Mishi i elefantëve do të shpërndahet në komunitetet e goditura nga thatësira në Zimbabve.

Therja e elefantëve, e para në vend që nga viti 1988, do të bëhet në rrethet Hëange, Bire, Tsholocho dhe Shireji. Muajin e kaluar, Namibia fqinje vendosi gjithashtu të therte 83 elefantë dhe t’u shpërndante mishin e tyre njerëzve të prekur nga thatësira.

Më shumë se 200,000 elefantë vlerësohet të jetojnë në një zonë të mbrojtur që përfshin pesë vende në rajonin jugor të Afrikës, Zimbabve, Zambia, Botsvana, Angola dhe Namibia,  duke e bërë rajonin shtëpinë e një prej popullatave më të mëdha të elefantëve në botë.

Me një nga popullatat më të mëdha të elefantëve në botë, Zimbabve ka rreth 600,000 dollarë rezerva fildishi që nuk mund t’i shesë.

/abcnews.al