Zjarr në festivalin muzikor/ Leipzig, flakë në karuselin në qendër të qytetit, 30 të lënduar

Një karusel në Gjermani u përfshi nga flakët mbrëmjen e të shtunës duke lënë të plagosur 30 persona, mes tyre edhe 4 oficerë policie. Ngjarja ndodhi në qytetin Leipzig në Gjermanin Lindore aty u po mbahej një festival muzikor. 18 prej personave të lënduar janë dërguar në Spital, ku 4 prej tyre në gjendje të rëndë  [...]Read More...

Zjarr në festivalin muzikor/ Leipzig, flakë në karuselin në qendër të qytetit, 30 të lënduar

Një karusel në Gjermani u përfshi nga flakët mbrëmjen e të shtunës duke lënë të plagosur 30 persona, mes tyre edhe 4 oficerë policie.

Ngjarja ndodhi në qytetin Leipzig në Gjermanin Lindore aty u po mbahej një festival muzikor. 18 prej personave të lënduar janë dërguar në Spital, ku 4 prej tyre në gjendje të rëndë  po trajtohen për djegie të shkallëve të ndryshme.

Një person tjetër është hedhur nga Karuseli sipas asaj që ka raportuar policia gjermane. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan karuselin në flakë dhe një shtëllungë tymi të zi që ngrihej drejt qiellit.

Dyshimet paraprake janë se një problem teknik ka shkaktuar zjarrin ndërsa autoritete Gjermane thonë se po vijojnë hetimet.

Në momentin e shpërthimit të flakëve në skenë po performonte reperi Gjerman Ski Aggu, i cili u njoftua nëpërmjet kufjeve nga organizatorët që të ndërpriste performacën.

Zjarri, i cili nisi në orën 21:13 u shua nga forcat zjarrfikëse brenda 40 minutave dhe festivali vijoi normalisht.