Zjarrfikësit vazhdojnë “betejën” me zjarret të cilat assesi të shuhen

Zjarrfikësit vazhdojnë të mbeten në terren gati dy muaj që po luftojnë me zjarret të cilat assesi të shuhen. Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se pesë zjarre janë aktive The post Zjarrfikësit vazhdojnë “betejën” me zjarret të cilat assesi të shuhen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zjarrfikësit vazhdojnë “betejën” me zjarret të cilat assesi të shuhen

Zjarrfikësit vazhdojnë të mbeten në terren gati dy muaj që po luftojnë me zjarret të cilat assesi të shuhen. Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se pesë zjarre janë aktive nga 39 që ishin gjatë ditës së djeshme.

Në gjendje më kritike është zjarri në malin Mukos në komunën e Çashkës ku po digjet pyll i përzier. Në Komunën e Studeniçanit në fshatin Cërvena Vodë dhe fshatin Lubosh po digjet pyll me bimësi më të ulët dhe vegjetacion i ulët. Në komunën e Shtipit ndërmjet fshatrave Edeklerci dhe Haxhi Hamzali digjet barë i thatë, dhe në komunën e Lozovës fshatin Durfulia digjet pyll me pisha. Zjarri na malin Galiçicë, në Ohër është kategorizuar si nën kontroll. Edhe përskaj se ditëve të fundit moti ka filluar të jetë më i freskët, sidomos orëve të pasdites frynë erë, kjo bënë që edhe më shumë të përhapen zjarret. Vetëm në muajin korrik janë regjistruar 765 zjarre, ndërsa në muajin gusht deri më sot ka pasur mbi 800 zjarre. /Alsat.mk

The post Zjarrfikësit vazhdojnë “betejën” me zjarret të cilat assesi të shuhen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .