25 vjeçarja nga Ferizaj e cila pikturat i realizon me shumë dashuri e përpikëri

Elira Sejdiu, është 25 vjeçarja nga Komuna e Ferizajt e cila merret me piktura që në fëmijëri. Elira ka treguar se inspirimin për të pikturuar e merr nga natyra ndërsa pikturat që realizon më shpesh janë ato abstrakte dhe minimaliste me të cilat merret. Elira ka treguar po ashtu se punimet që bëhen me gips…

25 vjeçarja nga Ferizaj e cila pikturat i realizon me shumë dashuri e përpikëri

Elira Sejdiu, është 25 vjeçarja nga Komuna e Ferizajt e cila merret me piktura që në fëmijëri.

Elira ka treguar se inspirimin për të pikturuar e merr nga natyra ndërsa pikturat që realizon më shpesh janë ato abstrakte dhe minimaliste me të cilat merret.

Elira ka treguar po ashtu se punimet që bëhen me gips marrin më tepër kohë t’u tharë dhe formësuar.

Piktura e cila i mori më tepër kohë sipas saj ishte një pikturë e vogël e cila ka qenë 20 me 30 centimetra.

Ndryshe Elira punën e saj e bënë me ngjyra akril dhe përdor materiale të tjera si fillera dhe gips.

“Gjithë kam pas dëshirë me qenë piktore po nuk kum besu që mbërrij këtu”, ka thënë Sejdiu.

Ajo shprehet se ëndrra më e madhe e saj është të hap një ateli për të parë njerëzit punën e saj dhe për t’ju ndihmuar artistëve të rinj.

Ndërkaq Elira përveç pikturave merret edhe me rregullimet dhe dizajnet e pasqyrave. /Lajmi.net/